Nuk është e shpeshtë të shohësh vepra artistike që lënë përshtypje të madhe, si ajo që ka krijuar artisti rus Arkadi Kim. Bashkë me ekipin e tij, për dy javë ka realizuar mozaikun impresiv, me të cilin ka thyer rekordin. Kim ka përdorur mbi një milion kokrra kafeje, që peshojnë 240 kilogramë për të realizuar mozaikun e titulluar “The Awakening”, në të cilin pasqyrohet portreti i një vajze dhe avulli që shpërndahet derisa ajo nuhat aromën e kafesë. Me mozaikun 30 metra katrorë i vendosur në “Gorky Park” të Moskës, artisti Arkadi Kim ka thyer rekordin e artistit shqiptar Saimir Strati, i cili vitin e kaluar hyri në librin “Guinness” të rekordeve botërore me mozaikun e krijuar me një milion kokrra kafeje. Në dhjetor të vitit të kaluar Strati kishte përdorur 140 kilogramë kafe për të portretizuar një balerin brazilian, një baterist japonez, një këngëtare amerikane, një fizamornicist evropian dhe një baterist afrikan. Ky mozaik e kishte çuar në gjashtë numrin e rekordeve “Guinness” që kishte shënuar artisti shqiptar. Pesë herë të tjetra ai ka hyrë me portretin e Leonardo da Vincit me gozhda, kalin me kruajtëse dhëmbësh, kopjen e famshme të “Mesdheut” me tapa të shisheve të verës, këngëtarin Michael Jackson me penela pikture, si dhe poetin grek Homerin me vida industriale.