Kryeqytet i dritave dhe dashurisë, Krishtlindjet priten mes magjisë në Paris. Pas kaluam në atmosferën në prag të krishtlindjeve në Amsterdam dhe Bruksel, Krishtlindjen e pritëm në kryeqytetin francez, mes dritave të shumta në cdo cep të tij, gjallërisë së rrugëve të mbushura me turistë në qytetin që duket se nuk fle asnjëherë. Ky ishte destinacioni i fundit i turit tonë, i sugjeruar nga Agjencia Sarako Travel. Ndërsa hoteli në rrugën e famshme Viktor Hygo, vetëm pak metra nga Harku i Triumfit dhe Champs Elysee, por dhe afer Kullës Ejfel, na krijonte mundësinë për t’i vizituar këto objekte në cdo orë, madje dhe disa herë. Mbrëmja është mjaft e këndshme në bulevardin e famshëm francez, që është dhe më i vizituari. Dita dhe nata këtu nuk dallojnë nga njëra tjetra. Marketi i Krishtlindjeve i jep më shumë gjallëri këtij bulevardi ndërsa pema në Sheshin Concorde ia shton bukurinë festës. Por kudo në Paris, dritat dhe gjallëria janë të pranishme, ndërsa tregjet e Krishtlindjeve janë të shumtë; në kullën Ejfel, në Notre Dame, Bazilikën Sacre Coeur, Montmartre, si dhe në shumë objekte turistike. Marketi ne Trocadero eshte dhe nje nga me te bukurit me pamjen e kulles Ejfel perballe.