PSG dhe Real Madrid duket se kane siguruar kalimin ne 1/4 te Champions League pas fitoreve te arritura ne mbremjen e sotme ndaj Chelsea dhe Dortmund. E ndersa per blute e Londres mund te kete nje shprese per te rikthyer disavantazhin e dy golave, nenkapmpionet ne fuqi te Europes, Borussia Dortmund e ka pothuajse mision te pamundur kalimin mes kater skuadrave me te mira te europes. Real Madrid me fitoren bindëse me rezultatin 3:0 kundër Dortmundit, është me një këmbë në gjysmëfinalen e Champions League, kompeticionit me te rendesishem te klubeve europiane . Reali bëri lojë të shkëlqyer dhe u hakmor ndaj ekipit gjerman për eliminimin e vitit të kaluar nga kjo garë prestigjioze. Trajneri i “mbretërve”, Carlo Ancelotti zbatoi lojën ofensive me mbrojtje të fortë duke i shkaktuar presion rivalit. Në minutën e 3-të, mesfushori uellsian Gareth Bale gjendet brenda 16-shit dhe nga afërsia me mjeshtri dergon topin në rrjetë. Isco, nje prej futbollistëve më të mirë, në minutën e 27-të gjuajti shkëlqyeshëm nga rreth 16-17 metra dhe topi futet në këndin e djathtë të poshtëm të portierit Weidenfeller. Reali kryeson 2:0 perballe nje Dortmundi qe vuan mungesat e shumta. Në pjesën e dytë vendasit shtuan epërsinë në 3:0, kur futbollisti më i mirë në botë Cristiano Ronaldo, nga shënon pa ndonjë problem. Nenkampionet ne fuqi te Europes patën disa raste por pa sukses. Kampionet e Frances shënuan fitoren 3:1 në përballje me Chelsea. Ballafaqimi mes këtyre rivalëve ishte i baraspeshuar dhe me lojë të mirë. Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 4-të me ane te Lavezzi. Por blute e Londres barazuan rezultatin nga pika e bardhe e penalltise me ane te Hazard në minutën e 27-të. Luiz në minutën e 61-të fatalisht ndeshkoi ekipin e tij kur shënoi autogol, duke i dhene PSG-se avantazhin ne 2:1. Javier Pastore, i cili hyri ne fushen e lojes si zevendesues realizoi golin e rradhes per kampionet e Frances duke thelluar rezultatin ne 3:1 në minutën e 90+3.