Hungarezët i besuan një mandate të dytë qeverisës Kryeministrit Victor Orban, që pas zgjedhjeve të djeshme rezulton fitues me mbi 2/3 e vendeve në Parlamentin hungarez. Surpriza e zgjedhjeve të zhvilluara në Hungari mund të konsiderohet rezultati i Jobbik, partisë së ekstremit të djathtë, e cila rezulton me 21.5% të votave dhe do të ketë 25 vende në Parlament. Ish-disidenti 50 vjeçar, Orban është konsideruar nga hungarezët si kampioni i interesave kombëtare, ndërsa në mandatin e tij të parë tatami mbi të ardhurat dhe faturat e energjisë për konsumatorët familjarë pësuan rënie. Megjithë kritikat e BE-së ndaj qeverisjes Orban, FIDESZ ka arritur rezultatin më të thellë në Bashkimin Europian, duke fituar 135 vende nga 199 deputetë që ka gjithsej Parlamenti hungarez. Aleanca e majtë ka fituar 39 vende, duke pranuar humbjen dhe duke e cilësuar rezultatin si shumë zhgënjyes.