Tiranë, gjendet e pajetë nëna e dy fëmijëve. Policia: Dyshohet për vetëvrasje TIRANË-  Një 28-vjeçare është gjetur e vrarë mbrëmjen e sotme në fshatin Prush në Tiranë.  Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.  Nga hetimet paraprake dyshohet që 28-vjeçarja nënë e dy fëmijëve të jetë vetëvrarë. Ngjarja po hetohet nga Sektori i Krimeve të Rënda dhe Policia e Tiranës.