Horoskopi ditor, 23 maj 2014 Dashi Dite e mbushur plot pasion kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni ndjesi si kurrë me pare dhe ndiheni për mrekulli. Beqaret do e lënë veten te lire dhe do jene te gatshëm te përfitojnë sa te mundin nga mundësitë qe do iu jepen. Financat do përmirësohen fale një promocioni qe do merrni ne pune. Gjithsesi tregohuni te matur me shpenzimet. Demi Fati do jete me ju sot ne jetën sentimentale dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli. Do kuptoheni edhe vetëm me një vështrim me personin qe keni ne kreh. Beqaret do kenë një dite te qete dhe pa ndonjë gjë te jashtëzakonshme. Dashuritë e mëdha do vijnë me vone. Me financat mos u tregoni irrealiste sepse mund te bëni çmenduri dhe me pas te ngeleni pa para. Binjaket Pritet qe jeta juaj ne çift te ketë përmirësime gjate kësaj dite. Çdo çast do jete i lumtur dhe i mbushur me emocione. Beqaret do dashurojnë një person qe nuk është aspak i përshtatshëm për ta. Me vone do i kuptojnë gabimet qe kane bere. Me financat tregohuni te arsyeshëm nëse nuk doni te keni vështirësi me vone. Askush nuk do ju mbështesë. Gaforrja Asgjë për t’u veçuar nuk do ndodhe sot ne jetën tuaj ne çift. Gjithsesi merrini gjerat si t’iu vijnë dhe mos kërkoni asgjë te pamundur. Beqaret duhet te njihen mire me personat qe do takojnë para se te hedhin ndonjë hap me tej. Fat me shumice do keni gjate kësaj dite ne planin financiar. Situata jo vetëm qe nuk do ketë vështirësi, por mund te ketë edhe ndonjë përmirësim. Luani Gjithçka do ndodhe si me magji gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Do përjetoni ndjesi te veçanta te cilat do ju bëjnë ta dashuroni edhe me më tepër pasion atë qe keni ne krah. Beqaret me mire te mos nxitohen te krijojnë shpejt një lidhje e cila mund te mos jete aq e përshtatshme. Situata financiare do jete e kënaqshme edhe pse do kryen shpenzime te konsiderueshme. Virgjeresha Kujdes me debatet ne çift gjate kësaj dite sepse ne një moment mund te dalin jashtë parashikimeve dhe situate do ndërlikohet se tepërmi. Beqaret do mund te realizojnë takime interesante te cilat mund te kenë edhe një te ardhme. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme. Do kryeni shpenzime pa fund dhe me vone do ndiheni ne faj. Peshorja Do bashkëpunoni pa fund me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do ndiheni me mire pranë tij. Do i sqaroni shpejt e shpejt edhe mosmarrëveshjet e vogla qe keni pasur. Beqaret do flirtojnë pa fund me disa persona te cilët ne fakt e kane një lidhje. Ne planin financiar do keni shume fat dhe do e përmirësoheni situatën me tepër sesa keni menduar. Akrepi Lidhja juaj do jete e bazuar tek besimi dhe bashkëpunimi gjate kësaj dite. Do kaloni momente shume te këndshme dhe do doni qe gjithçka te vazhdoje kështu edhe me vone. Beqaret do kenë mundësi me shumice te takojnë persona interesante me te cilët mund te krijojnë lidhje te qëndrueshme. te ardhurat jo vetëm qe nuk do kenë probleme, por mund te ketë edhe ndonjë përmirësim. Shigjetari Do jeni me te vendosur se kurrë sot te flisni hapur me partnerin tuaj dhe t’iu jepni një zgjidhje problemeve qe keni pasur. Me mire kështu sepse te rrini gjithë kohës duke menduar çfarë do behet. vendoseni vete fatin tuaj. Beqaret nuk do kenë dëshirë te dalin me persona qe nuk i njohin. Ne planin financiar situata do jete e mire. Ruajeni sa te mundni këtë gjendje. Bricjapi Do e respektoni gjate gjithë kohës sot mendimin e njeri-tjetrit dhe situata do filloje dalëngadalë te ketë përmirësime. ne mbrëmje mund te ketë edhe darka romantike me qirinj. Beqaret me mire te presin edhe pak para se te fillojnë një lidhje sepse sot mundësitë nuk do jene te mira. Me shpenzimet tregohuni te kujdesshëm ne mënyrë qe te mos keni vështirësi. Ujori Dite e bukur dhe plot ngjyra kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni çaste aq te bukura saqë do preferoni qe dita te mos mbaroje. Beqaret me ne fund do gjejnë partnerin e duhur dhe do fillojnë një lidhje te qëndrueshme. Financat do mundoheni t’i ruani te stabilizuara, por nuk do ja arrini dot. Mund te keni edhe vështirësi për shpenzimet me te domosdoshme. Peshqit Nuk do ja kaloni aq mire sa mendonit sot me atë qe keni ne krah dhe here pas here do dëshironi te qëndroni disa momente vetëm. Beqaret do ja kalojnë me se miri me miqtë dhe familjaret dhe nuk do e mendojnë asnjë çast dashurinë. Te ardhurat do kenë tronditje te vogla, megjithatë me pak kujdes dhe kufizime te shpenzimeve mund t’ia dilni ta stabilizoni situatën.