Jona përgjon sërish çiftin, debaton me Meridianin dhe Visarin Arditi dhe Juliana vazhdojnë të sqarohen dhe të shkëmbejnë puthje mes tyre. Jona është bashkë me banorët e tjerë në oborr dhe shkon në dhomën e gjumit, për të përgjuar sërish çiftin. Bashkë me Jonën shkon dhe Valeri. Jona qëndron tek shkallët, në mënyrë që të dëgjojë më mirë se çfarë po flasin Arditi dhe Juliana. Meridiani dhe Visari janë në oborr. Më pas Visari shkon në dhomë dhe bashkë me Jonën vazhdojnë të përgjojnë. Meridiani shikon që Nevila po i afrohet në dhomë dhe nxiton të lajmërojë Jonën. Jona largohet nga shkallët, shtrihet në krevat dhe fillon të bisedojë me djemtë. Ajo komenton ato që ka dëgjuar nga bisedat e Arditi dhe Julianës. Në një moment Jona kapet me Meridianin, se ai nuk flet, por më herët e ka akuzuar se ajo bën muhabet kur ikën ai nga dhoma. “Pse të them unë ty do fle, nuk do flas asnjë fjalë”, i thotë Jona. Meridiani bën ironi, duke i thënë u ftove, se je shumë e nxehur. Visari e pyet se çfarë patën, Jona i thotë atij dhe Meridianit se ajo u jep gishtin dhe ata i marrin krahun. Meridiani e pyet se çfarë ka përfituar ai nga ajo, që thotë këtë shprehje. Jona thotë se u ka dhënë djemve konfidenca të tepërta. “Mërzitem me Visarin unë, ti je 30 vjeç ai 22. Mban Visari turinj, ashtu mban edhe nipi im”, thotë Jona. Duket se Visarit nuk i pëlqen ky krahasim dhe fillon të kapet me fjalë me Jonën. Ai mendon se fakti që është më i vogël, nuk do të thotë t’u hapë rrugë të gjithëve. “Nuk kam ardhur për t’ju hapur rrugë këtu”, thotë Visari. Jona thotë se duke parë nipin e saj, por edhe moshën që ka kaluar, ajo e imagjinon sesi është Visari 22 vjeç. Visari thotë se ajo nuk mund ta imagjinojë dot këtë gjë, duke thënë se kur ai të jetë 30 vjeç do jetë shumë më i pjekur se Jona, apo banorë të tjerë në shtëpi. Jona i thotë të vazhdojë t’i japë gojës, se vetëm budallaqe nxjerr. Visari i thotë se ajo çdo ditë bën gabime dhe flet kot, por ai nuk ia ka vënë në dukje. Jona mendon se nëse ai e ka vërtet xhan, duhet t’ia thotë kur e ka gabim. Visari i kujton disa raste dhe mendon se Jona duhet të flasë në një mënyrë më të mirë. “Ti të më vish anash”, i thotë Jona, kurse Visari i thotë se ajo nuk është më e mirë se ai, që t’i vijë anash. “Nëse i di fjalët dhe nuk të jam kthyer, se të kam respektuar, por mos kujto se nuk kuptoj”, i thotë Visari. Ai akuzon Jonën se nuk do askënd tjetër, përveç vetes. Jona mërzitet dhe çohet nga krevati, duke i thënë Visarin se nuk do t’i flasë më. “Mos fol, nuk ha më bukë se nuk më flet ti, e llastuar”, i thotë Visari dhe më pas largohet nga dhoma.