Arditi-Julianës:“Puthje për 5 ditët që kemi kaluar pa u puthur”! Juliana shkon në dhomë ku Arditi është i shtrirë. Juliana e ngacmon dhe i thotë: “U qetësove, se po nuk u qetësove, ta solla Valerin këtu”. Ajo bën humor pas debatit që kishte mes Arditit dhe Valerit. Arditi e pyet Julianën nëse është kënaqur sot, dhe ajo i përgjigjet se po. Arditi i thotë Julianës se e ka prekur largësia midis tyre. Juliana i thotë Arditit se ai ka qenë i prekur nga fjalët e Jonës, sepse ai ndikohet nga fjalët e të tjerëve. Juliana: “mua nuk më bezdisin provokimet e Jonës ndaj teje por më bezdis mënyra se si e sheh ti”. Ajo bëhet xheloze kur shikon mënyrën sesi e sheh ai Jonën. Arditi e mohon pëlqimin e tij për Jonën, kështu ka qenë në fillim, por tani nuk është më kështu. Juliana pyet sesi do të ishte lidhja mes tyre jashtë dhe i thotë Arditit: “s’po marr pjesën negative, po marr pjesën pozitive, dhe sikur të jemi bashkë jashtë lidhja jonë mund të zgjasë nëse nuk takohemi ditë për ditë, se për bashkëjetesë do ishim ndarë”. Julianës i duket sikur kjo periudhë që po kalojnë është një bashkëjetesë. Arditi nuk e mendon kështu, sepse ata këtu nuk po jetojnë vetëm, por me njerëz të tjerë. Ata vazhdojnë flasin për gjëra të ndryshme dhe herë pas here puthen.