Conchita me bikini, prezanton burrin dhe vilën luksoze (FOTO) VJENE -  Conchita Wurst është personaliteti më i përfolur që ka fituar ndonjëherë garën evropiane të këngës, “Eurovision”.  Tom Neuwirth (emri i vërtetë i Conchitas), pushtoi Evropën me hitin “Rise Like A Phoenix”, me të cilin përfaqësoi Austrinë në Eurosong.  Sunday People ka bërë një prezantim të apartamentit të ‘saj’ luksoz në Vjenë. Në fotografitë e publikuara, Conchita shfaqet me të brendshme, ndërsa ka prezantuar edhe burrin e saj, francezin Jacques Patriaque.  Sensacioni austriak konsiderohet si fituesi më i madh i Eurovisionit që nga koha e grupit “Abba” duke përfituar rreth 30 milionë euro nga shitja e albumit dhe koncertet.