Drogba mund të rezultojë i suksesshëm te Juve Asistent-trajneri i Galatasarayt, Atillio Lombardo, i ka sugjeruar Juventusit që ta transferojë Didier Drogban. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka konfirmuar se nuk do të luajë më për gjigantin turk. Ndërkohë, Bianconerët janë në bisedime të avancuara me 36-vjeçarin, të cilin mund ta transferojnë si lojtar të lirë në fund të qershorit. “Përkundër moshës së tij, ai është lojtar konkurrues në aspektin fizik. Po flasim për një ikon, i cili është jahstëzakonisht i frikshëm në zonën e penaltisë”. “Ai mund ta bëjë dallimin, madje edhe te një klub i madh, siç është Juventusi”, ka deklaruar Lombardo për TMW. Zonja e Vjetër vazhdon të jetë në kërkim të një sulmuesi klasi, ndërsa Drogba mund t’ia zgjidhte këtë problem për një sezon.