Immobile meriton të luajë në Botëror Ish-futbollisti italian, Toto Schillaci, beson se Ciro Immobile duhet të udhëtojë në Brazil me përfaqësuesen Azzurre falë paraqitjes së tij me Torinon këtë sezon. 24-vjeçari është golashënuesi më i mirë në Serie A për edicionin 2013/2014, ndërsa Torino për pak sa nuk u kualifikua në Europa League. “Ai ma kujton veten. Ai di si ta gjejë golin – kjo është konfirmuar në sezonin e shkëlqyer në Serie A”. “Ai është golashënuesi më i mirë në ligë dhe meriton një fanellë në Kampionatin Botëror”. “Shpresoj që të shkojë nga Brazil pa shumë pritshmëri dhe të luajë me lirinë e njëjtë që e ka shijuar, duke u zhvilluar pak nga pak”, ka thënë Schillaci për La Gazzetta dello Sport.