“Kosovës i duhet kohë të konsolidohet” Në stadiumin ‘Adem Jashari’ të Mitrovicës për të ndjekur ndeshjen Kosovë-Turqi ishte edhe trajneri i kombëtares së Shqipërisë, italiani Gianni De Biasi. Ai dhe mendimin e tij për paraqitjen e përfaqësues më të re të Evropës përballë kombëtares së drejtuar nga Fatih Terim. “Pjesa e parë ishte më e bukur dhe më e kënaqshme për Kosovën pasi në të dytën ata u vunë ndjeshëm në vështirësi. Kosovës i mungonin shumë lojtarë, megjithatë ata bënë maksimumin përballë një kundërshtari shumë të fortë siç është Turqia. Kjo ishte vetëm ndeshja e dytë për ta dhe u duhet ende kohë për tu përmirësuar dhe për të provuar skema të reja”, ka thënë De Biasi, transmeton ‘Supersport’. Emocionet e sfidës me Turqinë i përjetoi dhe portieri Etrit Berisha, i cili pranoi se Kosova ka ende një rrugë të gjatë për të bërë duke shprehur keqardhje për humbjen. “Ishte një atmosferë e mirë. Ndiej pak sa keqardhje për ta pasi dhanë maksimumin por nuk arritën të bënim më shumë pasi Turqia është një kombëtare e madhe” , tha Berisha. Sa i përket një të ardhme të tij me fanellën e Kosovës dhe marrëveshjes mes De Biasit e Bunjakut, Berisha theksoi se ai është i përqendruar te e tashmja dhe e nuk e di çdo të rezervojë e ardhmja apo politikat sportive. “Nuk e kam menduar akoma një gjë të tillë, megjithatë për këtë gjë nuk mund të vendos vetëm unë por duhet pyetur edhe përfaqësuesja shqiptare”, ka theksuar Berisha. Ndërsa në fund foli dhe për paraqitjet e tij te Lazio, duke pranuar se do të vazhdojë të japë më të mirën e tij mes katërkëndëshit ‘bardhëkaltër’. “Nuk e di nëse ky ka qenë sezoni im më i mirë, megjithatë unë gjithmonë do të jap maksimumin për klubin që luaj”.