Zyrtare: Milani transferon Agazzin Milani ka njoftuar se ka nënshkruar me ish-portierin e Chievos, Michael Agazzi. 29-vjeçari ka kaluar në San Siro si transfer i lirë, ndërsa ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Rossonerët. “Klubi i Milanit njofton se ka transferuar Michael Agazzin, i cili ka nënshkruar një kontratë që skadon më 30 qershor 2017”, thuhet në njoftimin e klubit. Te kuqezinjtë, Agazzi pritet të jetë portieri i dytë pas Christian Abbiatit. Ndërkaq, Marco Amelia, e cili aktualisht është zgjedhja e dytë, pritet të largohet nga San Siro.