Juve në bisedime edhe me Eto’o Juventusi është duke negociuar me dy sulmuesit veteranë, Didier Drogba dhe Samuel Eto’o. Të dy lojtarëve u skadojnë kontratat me klubet e tyre respektive, Galatasaray dhe Chelsea, në fund të qershorit, ndërsa përfaqësues të Bianconerëve janë duke kontaktuar me ta. Sipas La Stampa, Drogba kërkon kontratë dyvjeçare në vlerë prej 10 milionë eurosh, ndërsa oferta e bardhezinjve është kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit, në vlerë prej 3.5 milionë euro për sezon. Me Eto’o ende nuk janë diskutuar çështjet e kontratës, por Juve shpreson që ta bindë 33-vjeçarin të kalojë në Torino, pasi ai dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve.