Të dobësohesh me proteina Kjo dietë rekomandohet për të siguruar rënie në peshë që shkon nga 4 deri në 8 kg gjatë pas dy javësh, nëse e ndiqni deri në fund sipas këshillave të mëposhtme. Me këtë lloj diete, shpesh dobësimi është i shpejtë, edhe në rastet më të vështira. Me të i garantohen organizmit proteinat që i duhen. Ne nuk kemi uri dhe nuk ndihemi të lodhur. E hënë Mëngjesi: Kafe turke pa sheqer. Kafja të jetë turke, masë e zakonshme në një filxhan të madh çaji Dreka: Dy vezë të ziera dhe spinaq, më pak kripë Darka: Një biftek 150-250 gram, ose tre fileto pule të pjekur me sallatë e gjelbër E martë Mëngjesi njësoj Dreka: Biftek 150-250 gram me sallatë të gjelbër dhe fruta Darka: 150 – 200 gram proshutë e tymosur E mërkurë Mëngjesi njësoj Dreka: Dy vezë të ziera me sallatë të gjelbër dhe domate Darka: 150-200 gram proshutë e tymosur me sallatë e gjelbër E enjte Mëngjesi njësoj Dreka: Një vezë të zier me karota të ziera, ose djathë. Darka: Fruta dhe një filxhan kos E premte Mëngjesi: kafe pa sheqer dhe karota me limon Dreka: Një vezë të zier me karota dhe djathë Darka: Biftek 150-250 gram me sallatë të gjelbër ose peshk me sallatë të gjelbër E shtunë Mëngjesi njësoj Dreka: 250 gram pulë të pjekur Darka: dy vezë të ziera me sallatë të gjelbër E diel Mëngjesi: Çaj limoni pa sheqer Dreka: Biftek dhe fruta Darka, sipas dëshirës Kujdes:   Ditën e diel në darkë, këshillohet supë me mish e shoqëruar me kos ose fruta. Dieta duhet të zbatohet me përpikëri ashtu sikurse është përshkruar. Nuk duhet absolutisht te konsumohet bukë. Nuk tolerohet fare alkool. Dieta zgjat dy javë. Nuk duhet të konsumohet ëmbëlsira. Ujë dhe çaj pa sheqer, pa kufizim.