E ëmbël si Genta Ismajli … Këngëtarja e mirënjohur, Genta Ismajli, po shijon suksesin e këngës së fundit “Feel”, bashkëpunim me Ardian Bujupin. Pas këtij projekti, Genta vazhdon të mbajë mbrëmje të ndryshme muzikore, në vende të ndryshme si brenda ashtu edhe jashtë vendit. E padiskutim, se këngëtarja duhet t’i kushtojë rëndësi të veçantë look-ut. Thuajse çdo ditë, ajo viziton grimeren, me qëllim që të shkëlqejë në skenë.