Shpëtim Saraci me të shoqen në ditëlindjen e koleges, Juliana (FOTO) TIRANË -“Sa u gëzova kur i pashë të dy, Mirën edhe Shpëtimin tek festa e Julianës”. Kështu shkruan në rrjetin e saj social, Facebook Aurela Gace teksa poston një foto me dy miqtë e saj kolegë në muzikë, kompozitorin Shpëtim Saraci dhe bashkëshorten e tij, Mira Konci. Të tre kanë qenë pjesë e gëzimit të Juliana Pashës në ditëlindjen e festuar në një resort në periferi të Tiranës.  Ajo që na kënaq shumë në këtë foto është fakti se Shpëtim Saraci gëzon shëndet të mirë pas situatës së vështirë që përjetoi nga sëmundja e Ishemisë. Të buzëqeshur dhe të përqafuar nga Aurela cifti pozon para aparatit dhe fap, fotoja nga Facebook, bën xhiron në internet.