Plagosje me thikë në Durrës, policia arreston autorin DURRES-  Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në sheshin “Taulantia”, në zonën e quajtur ndryshe “Ushtari i Panjohur”.  Sipas informacioneve, i plagosuri është çuar në Spitalin Rajonal të qytetit bregdetar, ku gjendja e tij paraqitet e rëndë. Blutë e këtij qyteti bëjnë me dije se kanë arrestuar autorin e plagosjes.  “Po hetojmë për shkaqet”- shprehen burime nga policia. Bëhet me dije se autori i ngjarjes, rreth 30 vjeç nga Gramshi, ka qenë në gjendje të dehur. Mësohet se konflikti ka lindur pas një grindjeje të çastit.