“Ikona”, Prokuroria kërkon 9 vjet burg për Gjergji Thimion, 7 vjet për bashkëpunëtorin e tij Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 9 vjet burg për koleksionistin e ikonave Gjergji Thimio dhe 7 vjet burg për bashkëpunëtorin e tij Arben Spaho të cilët akuzohet për vjedhje të veprave të artit. Pretenca e organit të akuzës është dhënë gjatë seancës së sotme gjyqësorë të zhvilluar në Gjykatën e Tiranës, ndërkohë që seanca e radhës ku do të dëgjohet pala mbrojtëse është lënë për më 4 qershor. Thimio ka akuzuar sërish edhe gjatë seancës së sotme drejtpërdrejt kryeministrin e vendit Edi Rama për arrestimin  e tij. “Banda e strukturuar e Edi Ramës falsifikoi procesverbalet”, tha Thimio, i cili ka pranuar vetë gjykimin e shkurtuar duke përfituar uljen e një të tretës së dënimit.