Të shkarkuarit nga puna në grevë urie, pritet ngritja e çadrës para Kryeministrisë TIRANE-  Të larguarit kanë nisur mesditën e sotme një grevë urie përpara kryeministrisë, por policia ka ndaluar fillimisht ngritjen e një cadre, ku pritet të qendrojnë grevistët.  Lajmi për grevë është bërë i ditur nga kryetarja e Shoqatës për mbrojtjen e të shkarkuarve nga puna, Nertila Qafzezi.  Sipas saj, në grevën e sotme marrin pjesë 10 deri në 13 persona, të cilët do vendosen në një çadër para kryeministrisë.  “Kam marrë konfirmim për të zhvilluar protestën, pasi u vërtetua që ne e kemi dorëzuar 24 orë para në polici, lejen për aktivitet. Pritet nga momenti në moment instalimi i çadrës”, tha Qafzezi, ndërsa i cilësoi të paligjshme veprimet e policies për të mos lejuar ngritjen e çadrës. Sipas Qafzezit, greva erdhi si pasojë e moszgjidhjes së këresave të tyre nga ana e qeverisë. Të shkarkuarit nga puna kërkojë të rikthehen në detyrë, me pretendimin se janë larguar padrejtësisht. Më herët ata kanë zhvilluar edhe protesta para Kuvendit. Por deklarata për grevë nuk ka mundur të konkretizohet në të tillë sepse policia ka ndaluar ngritjen e cadrës para kryeministrisë.  Sipas policisë, cadra nuk do të lejohet të ngrihet, pasi përfaqësuesit e grevistëve nuk kanë marrë leje në polici. Ndërkaq kjo shoqatë kërkon kthimin në punë të 6000 punonjësve të administrates, që sipas tyre janë shkarkuar në mënyrë antiligjore nga puna.