Shtohet interesimi për Pogban Klubet nga Liga Premier janë vënë në alarm pasi agjenti i Paul Pogbas nuk mohon largimin e mesfushorit nga Juventusi. Sipas Daily Star, klubet angleze, si Manchester United, Liverpool dhe Chelsea, kanë shprehur interesim për të. “Duhet të jem gati për gjithçka, gjithmonë. Nëse nesër vjen një ofertë që i përshtatet Paulit dhe besojmë se mund të jetë e dobishme për karrierën e tij, pse ta refuzojmë”, ka deklaruar agjenti Mino Raiola. Klubi më i interesuar për shërbimet e francezit ka qenë Paris Saint-Germaini, mirëpo investimi i tyre gjatë dy viteve të ardhshme duhet të kufizohet për shkak të dënimin që morën nga UEFA për thyerje të rregullave financiare. Juventusi, nga ana tjetër, dëshiron ta mbajë 21-vjeçarin, mirëpo një ofertë e majme do të ndryshonte qëndrimin e klubit italian.