Di Maria: Finalja e LK, dëshmon fuqinë e La Ligas Anësori i Real Madridit, Angel Di Maria, beson se pjesëmarrja e dy klubeve spanjolle në finale të Ligës së Kampionëve tregon fuqinë që ka La Liga. Los Blancos do të luajnë në finale kundër rivalit lokal Atletico Madrid, ndërsa në edicionin e kaluar luajtën dy skuadra gjermane – Bayern Munich dhe Borussia Dortmund (të dyja këto skuadra këtë edicion i eliminoi Reali). “Mendoj se ‘finalja spanjolle’ dëshmon zhvillimin e futbollit spanjoll, fuqinë që ka pasur në vitet e fundit”. “Do të jetë një finale e mirë dhe e vështirë kundër Atletico Madridit dhe ne do të japim maksimumin”, ka thënë argjentinasi. Nga ana tjetër, Alvaro Morata ka thënë se kjo ndeshje ka rëndësi shumë të veçantë për të, duke qenë se është i lindur në Madrid.