Januzaj mezi pret të luajë nën urdhrat e Van Gaal Anësori i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, i ka uruar mirëseardhje menaxherit të ri, Louis van Gaal. Talenti me origjinë shqiptare ka thënë se mezi pret që të luajë nën urdhrat e holandezit. “Jam shumë i kënaqur, sepse ai është një trajner i shkëlqyer”. “Ai ka fituar shumë dhe mezi pres që të punoj me të. Do të kemi një të ardhme të shkëlqyer”, ka thënë 19-vjeçari. Januzaj aktualisht është duke bërë përgatitjet me përfaqësuesen e Belgjikës për Kampionatin Botëror në Brazil.