Ronaldo: Do të luaj në finale! Cristiano Ronaldo është zotuar se do të riaftësohet në kohë për të qenë pjesëmarrës në finalen e Ligës së Kampionëve. Më 24 maj (e shtunë), Real Madridi dhe Atletico Madridi zhvillojnë në Lisbonë përballjen për trofeun e garës prestigjioze. “Të shtunën do të jem i gatshëm. Akoma nuk jam qind për qind në formë, por do të jem në finale”. “Angazhohemi gjatë gjithë vitit të arrijmë në finale, duke qenë se jemi lojtarë që konkurrojnë në top-gara, prandaj është normale që trupi nganjëherë e ka të vështirë lojën gjatë secilës javë”, ka thënë 29-vjeçari për faqen zyrtare të klubit. Kjo do të jetë finalja e parë e Ronaldos me Realin në Ligën e Kampionëve dhe shpreson që t’ua sjellë Mbretërve ‘La Deciman’.