Pique, te Barca deri në vitin 2019 Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës deri në vitin 2019. Kontrata aktuale e 27-vjeçarit skadon në fund të sezonit të ardhshëm, ashtu që klubi ka reaguar që ta mbajë në Camp Nou edhe pesë vite të tjera. Në ditët në vijim pritet që spanjolli ta nënshkruajë marrëveshjen e re të arritur. Lajmi vjen pas rinovimit të Lionel Messi, nënshkrimit të Luis Enrique dhe nënshkrimit të portierit Marc-Andre Ter Stegen. Pique u kthye te Barca në vitin 2008 nga Manchester Unitedi dhe që atëherë është bërë lojtari kryesor në mbrojtjen blaugrane.