Arbana, Xhemi dhe Ledioni në Festivalin e Kanës Kamerat e Top Channel kanë udhëtuar për vitin e dytë radhazi në Francë për të përgatitur një speciale për Festivalin e Filmit në Kanë që po zhvillohet këtë javë, reportazh i cili do të transmetohet të dielën e 1 qershorit në ‘E Diell’. Arbana, Xhemi dhe Ledioni po ndjekin parakalimin në tapetin e kuq të yjeve në disa premiera si dhe kanë qenë të pranishëm në disa konferenca për shtyp. Ata kanë intervistuar disa aktorë dhe personazhe të njohur si dhe kanë postuar foto duke ndarë këtë eksperiencë me ndjekësit e tyre në Istagram.