“Hallakaten” motrat Ramosaj Familja Ramosaj është njëra ndër familjet më të njohura dhe të diskutuara sa i përket fushës muzikore. Kjo familje tani numëron katër këngëtar të suksesshëm. E si duket këta artist kanë vendosur që këtë sezon të pushtojnë skenën, kështu të paktën ka thënë Beatrix Ramosaj përmes një postimi që ka bërë në faqen e saj zyrtare në ‘Twitter’. “Ramosaj Family killin’ it this summer (Familja Ramosaj do të vras këtë verë)”, ishte mbishkrimi i saj që na lë të kuptojmë se planet e realizimet rreth prurjeve të reja nga ta tashmë kanë fillua. Të presim dhe të shohim hitet e radhës që kjo familje do të sjellë, e cila përveq se shquhet për talente shquhet edhe për pamjen e bukur fizike.