Elbasan, vetëvritet me armë zjarri një 50-vjeçar ELBASAN-  Një 50-vjeçar i ka dhënë fund jetës me armë zjarri në Karakullat të Elbasanit. Bëhet me dije se viktima është Agron Marku, nga Elbasanit, i cili është vetëvrarë.  Sipas policisë, bëhet me dije se aktin e vetëflijimit viktima e ka kryer brenda automjetit, dhe është qëlluar me pistoletë në kokë. Ndërkohë, nuk bëhen me dije shkaqet që e kanë çuar 50-vjeçarin të kryerje vetëvrasje.  Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.