Valeri premton ‘zhvillime të reja’: ‘Big Brother nuk është të shesësh histori dashurie’ Pasi ndizen dritat, Valeri zgjohet i pari, vishet dhe nis të zgjojë pjesën tjetër. Pasi përkëdheli Jonën më komplimente, i kërkoi Visarit të zgjojë banorët me thirrjen që e kanë kthyer në traditë çdo mëngjes. Duke rregulluar krevatin, ai i thotë Jonës me zë të lartë, që të dëgjonin edhe të tjerët, se ‘pavarësisht faktit që i kishin larë enët, nuk do t’iu tregojë se ku janë cigaret’ – duke nënqeshur. Ai afrohet tek krevati i Jonës dhe i tregon asaj për planin e radhës: Do t’iu bëj zborin e radhës – i thotë ai gjithë qesëndi. Jona duke qeshur i kërkon t’i tregojë se çfarë kishte në mendje. Valeri i tregon, se fakti që çifti e ka mbajtur të fshehtë lidhjen e tyre për disa javë, por ia kanë treguar publikut, sipas tij lë të kuptohet se nuk ka ndjenjë të vërtet mes tyre, pasi kur realisht ka ndjenja mes një çifti, ata mundohen t’ia mbajnë fshehur publikut , por jo banorëve. Jona qesh, duke e pyetur nëse ai flinte natën apo hartonte. Valeri ia kthen me vetëkënaqësi, se krevati i tij është çudibërës dhe i jep mendime nga më të ndryshmet. Sipas tij, disa banorë kanë ngatërruar ‘Big Brother’ me ‘Histori dashurie’. Emisionet me dashuri, transmetohen një herë në jave dhe janë me 12 puntata, pra i bie të zgjasin vetëm 12 ditë – shpjegon ai, duke vazhduar t’i qëndrojë të njëjtës linjë shpjegimi, se ‘aty brenda ata janë 100 ditë’, çka do të thotë sipas tij , se ‘duhet të bësh më shumë gjëra se aq dhe të përballesh dhe të vihesh në provë’ duke theksuar faktin se ‘fituesi i Big Brother, është ai që ia ka dalë në krye të 100 ditëve të jetë përballur me të gjithë dhe të ketë fituar dhe jo t’i ndajnë në 30 ditësha, duke shitur puthje dhe duke u kapur vetëm me mua’. Ndërkohë, Jona e dëgjonte me vëmendje. Ai preku edhe një herë temën e Arditit si paragjykues në lidhje me paragjykimet ndaj tij, të cilat i dukeshin prej homoseksuali apo fëmije, por ajo që bezdiste Valerin në gjithë këtë, ishte fakti se përse ai nuk ishte paragjykues me Julianën, e cila kishte puthur djem të ndryshëm brenda shtëpisë: Po të ishte jashtë nuk do e pranonte, por këtu i duhet për skemë – thotë ai, duke i stimuluar Jonën dhe Visarin të ngrihen nga gjumi, pasi në shtëpi do të ketë zhvillime.