Për inat të Jonës, Juliana fsheh pastën e dhëmbëve Juliana dhe Visari kërkojnë cigaret nëpër shtëpi. Visari shtrihet tek krevati i tij, kurse Juliana vazhdon të kërkojë gjatë. Ajo pyet disa herë Jonën se ku i ka fshehur, por Jona nuk tregon. Juliana kërcënon se do të fshehë shampot dhe do t’i lërë banorët pa u larë. Jona thotë se Juliana mund të fshehë çfarë të dojë, por jo sendet personale. Juliana thotë se edhe duhani është personal, prandaj Jona nuk duhet ta fshihte. Visari ngacmon Valerin dhe i thotë të ruajë furçën e dhëmbëve, se mos ia fsheh Juliana. Valeri shprehet i sigurtë se e ka furçën tek sendet e tij personale dhe nuk ia shkon fare mendja, se atë ia ka fshehur pikërisht Visari në dollap. Juliana kërkon gjatë nëpër të gjitha vendet e mundshme për të fshehur sende. Ajo mbledh të gjitha shampot, por pastaj fsheh vetëm pastën e dhëmbëve, edhe pse Nevila nuk është dakord me të. Valeri kërkon të bëhet protagonist në “historinë e fshehjes së duhanit”. Ai i thotë Julianës se i ka fshehur ai cigaret, por Juliana nuk e beson. Ajo merr një buburrec të vogël nga oborri dhe e lë tek dhoma e Jonës, ndërkohë që ajo fle. Juliana pi cigare me Mikelën në oborr dhe diskuton fshehjen e cigareve. Mikela nuk ia ka idenë se kush po e bën këtë lojë dhe shton se ajo nuk bën të tilla lojëra, sepse e di shumë mirë çdo të thotë të rrish pa cigare. Juliana thotë se ata e kanë cigaren si bukë dhe i kap stresi nëse nuk e kanë. Më pas Juliana shtrihet tek krevati i saj, bashkë me Nevilën. Ajo e pyet se çfarë bisedë bëri me Arditin, por Nevila nuk i tregon. Juliana shprehet e mërzitur, që nuk është pajtuar ende me Arditin.