Arditi: “Kam qenë balerin kokodancer, e pranoj”! Pas dreke Nevila lan enët dhe Arditi gjen një moment dhe i afrohet që ta sqarojë sepse ai nuk do që me bisedat që bën me Nevilën nuk do që ta kthejë kundra Julianës. Arditi e puth dhe e përqafon Nevilën dhe i thotë se ka besim tek ajo. Arditi me Nevilën flasin për Meridianin dhe Jonën. Nevila do që t’i pyesë dhe të kuptojë se çfarë miqësie ka Jona me Meridianin dhe çfarë i lidh ata të dy bashkë, ndonjë miqësi apo ndonjë lojë që i bëjnë njëri-tjetrit. Ndërkohë në dhomën e gjumit Jona dhe Valeri flasin për Arditin. Jona pyet Julianën nëse Arditi në Greqi ka qenë striptist. Juliana i përgjigjet se ajo nuk e di. Aty vjen Arditi dhe ata e pyesin direkt nëse ka punuar striptist. Arditi përgjigjet se ka qenë kamarier. Valeri vazhdon ta sulmojë dhe i thotë se ai e di se Arditi ka diçka të errët që e shqetëson dhe s’do me e tregu këtu brenda. Arditi i përgjigjet se edhe po të kishte punuar striptist do kishte të bënte me femra dhe jo me meshkuj. Aty vjen dhe Visari dhe Valeri i thotë se pse ia ka thënë direkt Arditit atë që kishte pyetur Valeri. Visari i tregon se ishte Jona që pyeti Julianën për këtë gjë. Arditi i përgjigjet: “kam punuar kamerier te një lokal striptistësh”. Mblidhen të gjithë në sallon dhe Arditi e pranon se ka punuar kamerier në një bar striptistësh por edhe kërcimtar por; “balerin kokodancer”. Valeri komenton: “këta veshin tanga ,vetëm me tanga rrinë këta”, ndërsa Meridiani thotë: “ku ja kanë fut 10 eurot këtij”! edhe pse të gjithë po e ngacmojnë Arditi i shpjegon se çfarë lloj lokali ka qenë vendi ku ai ka punuar në Greqi.