Zënka e radhës mes çiftit Juliana në një moment thotë se Visari dhe Arditit janë dy pëlqimet e saj brenda shtëpisë së Big Brother. Arditit nuk i pëlqen kjo gjë dhe largohet nga aty. Juliana pak më vonë del në oborr dhe i thotë Arditit se nuk kishte pse ta merrte keq shprehjen e saj, por në vend që të sqarohen, situata mes tyre rëndohet edhe më shumë. Juliana i shpjegon Arditit se ajo tha se Visari ishte pëlqimi i saj i parë, ndërsa Arditit është personi që ajo pëlqen aktualisht, por ai e keqkuptoi shprehjen e saj. “Pse nuk e the këtë kur isha edhe unë aty?” i thotë Arditit, ndërsa Juliana i përgjigje “sepse ti ike, unë të thash mos ik, por ti u largove”. Arditit i thotë Julianës “se si mund të ndjehem unë, ty nuk të intereson aspak, a më vjen mirë, a s’më vjen mirë mua, ty nuk të intereson?”, ndërsa Juliana i përgjigjet me Nerva “s’ke pse ndjehesh keq se ta shpjegova, kur doja të sqarohesha unë, ti ike”. Arditit çohet dhe largohet përsëri duke i thënë Julianës “ thjesht mendohu se si u ndjeva unë”, ndërsa Juliana i thotë “a e din si është puna?”. Arditit kthehet nga rruga duke i thënë “hë Xhul si është puna?” dhe Juliana i thotë “vazhdo rrugën tënde Arditit”. Arditit largohet, ndërsa pak më vonë Juliana shkon përsëri në dhomën e gjumit dhe aty e diskuton zënkën e saj me Nevilën, Visarin dhe Valerin, ndërsa këta dy e të fundit e ngacmojnë duke i thënë që të shkojë të pajtohet sepse kështu kamerat do të ndjekin ata të dy.