Ancelotti: Ronaldo e Benzema luajnë në finale të LK Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka njoftuar se edhe Cristiano Ronaldo edhe Karim Benzema, do të jenë të gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit. Portugezi nuk u angazhua në ndeshjen e fundit të La Ligas kundër Espanyolit, mirëpo nuk u angazhua pasi iu rikthye problemi pak para se të fillonte takimi. Ndërkaq, francezi e lëshoi fushën në minutën e 67-të të takimit, po ashtu për shkak të lëndimit. Megjithatë, Ancelotti pret që t’i ketë në dispozicion të dy lojtarët në finalen e madhe të Lisbonës. “Besoj se do të luajnë të dy. Të dy janë mirë”, u ka thënë italiani gazetarëve.