United ofron €32m për Vidal Manchester Unitedi ka bërë ofertë për mesfushorin e Juventusit, Arturo Vidal. Sipas  Sportmediaset , ofertën e ka dorëzuar Sir Alex Ferguson kur qëndroi në Torino për të ndjekur finalen e Europa League. Ish-trajneri i Djajve të Kuq thuhet se përveç ndjekjes së ndeshjes ndërmjet Sevillas dhe Benficas, kishte udhëtuar në Itali edhe për çështje biznesi. Ai ka bërë një ofertë prej 32 milionë eurosh për futbollistin kilian. Raportohet se oferta e United është refuzuar nga shefat e Juves, të cilën nuk dëshirojnë të dëgjojnë për më pak se 40 milionë euro.