Ronaldo hoqi rrobat dhe pozoi prapa Irinas (Foto) Superylli portugez, Cristiano Ronaldo, është shfaqur në ballinën e versionit spanjoll të revistës Vogue, së bashku me të dashurën e tij, Irina Shayk. Për realizimin e fotografive, futbollisti i Real Madridit i ka hequr të gjitha rrobat, ndërsa pjesët intime të tij i ka mbuluar rusja e bukur. Çifti ka bërë një editorial të veçantë për botimin e kësaj reviste, me disa fotografi të nxehta, por edhe me fotografi të zakonshme që tregojnë jetën e tyre në shtëpi. Padyshim që numri i ri i Vogue do të shitet shumë shpejtë në Spanjë.