Nevila: “Visarin e kam xhan, nuk kam pëlqim si mashkull” Arditi dhe Nevila në sallon, flasin mes tyre. Arditi tregon se ka punuar që i vogël, pasi familja e tij ka pasur vështirësi ekonomike, kur kanë shkuar të jetojnë në Greqi. Ai rrëfen se ka pasur periudha në jetën e tij, që ka bërë edhe dy punë, vetëm që të ndihmonte familjen. Arditi thotë se nuk e quan për turp se ka punuar kamerier, edhe pse Valeri e akuzon se ka punuar striptist. Nevila thotë se puna nuk është turp. Ajo pyet Arditin në lidhje me Julianën, pasi i thotë se nuk do ta shikojë të mërzitur, apo pasiv. Arditi pranon se kur mërzitet me Julianën, apo Nevilën ndjehet keq dhe bëhet pasiv. “Me Xhulin jam mësuar tani, nuk më bën më përshtypje”, thotë Arditi, pasi shprehet se tani kur debaton me Julianën e kalon më shpejt mërzitjen. Arditi pyet Nevilën për Visarin. Nevila thotë se e ka thjesht xhan dhe nuk ka asnjë lloj pëlqimi si mashkull për të. Ajo pranon se Visari është tip gazmor dhe i lezetshëm, por nuk kanë lidhje fare si karakter. Nevila thotë se ajo për gallatë bën shaka me Visarin dhe i tregon Arditit se pak më parë ai i dha një zemër letre. Arditi pyet Nevilën, nëse ka ndonjë djalë që pëlqen jashtë. Nevila tregon për një djalë që pëlqen, por që ende nuk kanë pasur mundësi ta njohë. Arditi bën shaka me të, duke i thënë se kur të dalë jashtë do t’i ketë meshkujt radhë, aq sa do t’i kërkojë ndihmë atij që t’i largojë. Ndërkohë që Nevila tregon për pëlqimin që ka për një djalë jashtë, Valeri kalon aty dhe kujton se po flet për Visarin. Ai shkon me njëherë në dhomën e gjumit dhe e diskuton me Visarin dhe Jonën. Ai i thotë Visarit se Nevila po diskutonte një histori të mundshme dashurie mes atyre të dyve. Visari nuk e beson këtë pjesë, kurse Jona e ngacmon, duke i thënë se ai është shumë i mendueshëm dhe është normale të dyshojnë për një histori dashurie.