Kaltrina Selimi në muajt e parë të shtatëzanisë Këngëtarja simpatike, Kaltrina Selimi është shfaqur në publik pas lajmit se është shtatëzënë. Ajo është duke jetuar në Londër së bashku me Dritonin, ndërsa janë në pritje të fëmijës së parë. Vetëm disa ditë më parë ajo u shfaq në një ballo të organizuar nga RTV21, ku Kaltrina kishte veshur një fustan nga beli e poshtë të gjerë që nuk ekspozonte shumë barkun e saj, shkruan Panorma. Ndryshe këngëtarja ka paralajmëruar se nuk ka ndonjë plan afagjatë sa i përket projekteve muzikore.