Vali Corleones ia puthin shqiponjën në diskotekën serbe! Njëri nga figurat më speciale të show biz-it shqiptar, Vali Corleone, nuk e ka ndërmend të rrijë rehat, por vazhdon të provokojë fansat e tij, më performanca nga më të ndryshmet. Vikendi i fundit Vali Corleone, e ka gjetur në diskotekën e një vendbanimi me serb në periferi të komunës së Gjilanit. “Shkova me tre vetura Hummer,Porsche Cayenne i kuq,dhe Mini Cooper Cabrio, isha me shokë, çka ka të keqe, jam në Kosovë e jo në Serbi”,tregon Corleone. Ai insiston se shkuarja në diskotekat e serbeve do të vazhdohet edhe në të ardhmen, ngase sipas tij, kjo është një qejf , trimëri. “Unë nuk kam maru çokollata…”, thotë Corleone. “Njerëz që takova atje më thërrisnin King, kisha fansa të shumtë serb, kishte nga ata që më kanë puthur shqiponjën në unaze ari bardhë me të verdhe me gurë të çmuar”, tregon Corleone, raporton portali gjilanas, xpress. Sipas Vali Corleones, fansat serb kryesisht femra, i kanë bërë të ditur se njëra nga këngëtaret më të popullarizuara në Serbi, Jelena Karleusha në këngën e saj “Krim i rad” , personazh të këngës dhe klipit e ka Vali Corleone. “Kur ja kam shikuar klipin kam kuptuar se kjo këngëtarë është fanse e imja absolut, dhe i them asaj Welcome to my world”, thotë ai.