Pesë tipat e njerëzve që i kemi në facebook Janë disa lloje universale të njerëzve të cilët jemi të sigurt se ata janë në mesin e shokëve tuaj në “Facebook”. 1. “Turbo Folk Citatori” Këta mund të shprehin emocionet dhe mendimet e tyre më anë të vargjeve që i citojnë ata të tubo-s si këngët popullore. Për shembull: një mik i juaji shkon për të studiuar në Itali. Pas disa kohësh, statusi I tij për Shqipërinë arrin kulmin e nostalgjisë, patriotizmit, mallin për atdheun, dhe shkruan “si vendi im nuk ka askund”. 2. “Ata që bëjnë “LIKE” gjithë kohën” Është e pamundur që mos të kemi një mik në “Facebook” që sa herë postojmë diçka, të mos na bëjë “Like”. Bëjnë “Like” çdo statusi,komentojnë çdokund,sikur të marrin para nga kjo gjë. 3. “Youtube” Metaforët Në vend se të shkruajnë një status dhe të tregojnë se çfarë kanë, ata përmes “YouTube”-it, hedhin një këngë, ku tregojnë se çfarë kanë dashur të thonë. 4. “Foto kudo!” Qëllimi i ekzistencës së këtyre vajzave është që shokët në “Facebook” të kuptojnë se ajo është gjithmonë e bukur. Tek këto lloje vajzash mund të gjeni 3-4000 fotografi në 20-te albumet e tyre. Para çdo dalje,para fjetjes ,shëtitjes në park, para pasqyrë, gjithmonë foto të reja. Gjithmonë i theksojnë disa pjesë të trupit më të mira që kanë. Vajzat me mbipeshë gjithmonë e përdorin opsionin “crop” në photoshop. 5. “Të dini se ku jemi!” Këto lloje shokësh nuk janë vetëm,por zakonisht një grup prej 4 ose më shumë personave,dhe më së shumti kjo u përket vajzave. E shfrytëzojnë çdo mundësi që të tregojnë se ku gjinden për momentin. Kusht është që së paku njëra ose njëri prej tyre të ketë “telefon të inteligjentë” që të bëjnë “Cheging” se ku ndodhen.