Adoleshentja shqiptare denoncon prindërit: Me detyruan të prostituoja PREVEZË-  Një rrëfim i pazakontë më parë ka ardhur nga një adoleshente me origjinë shqiptare në rajonin e policisë greke. Ajo ka depozituar një denoncim për prindërit e saj, sipas të cilës e kishin detyruar të prostituonte.  Gjithçka kishte nisur nga një martesë pa dëshirë nga ana e vajzës 17-vjeçare, prindërit e të cilës e kishin detyruar atë të martohej me një person që ajo nuk e donte. Rezultati i kësaj martese me forcë solli që burri të abuzonte me të duke arritur deri në dhunë fizike.  Duke marrë shkas nga kjo situatë, vajza me origjinë nga Shqipëria ka denoncuar në polici dramën e saj.  Policia greke pas hetimit të bërë, arrestoi prindërit e saj, të cilët jetonin në mënyrë të paligjshme në fshatin e Prevezës, po ashtu edhe njeriun që përdhunojë vajzën e tyre. Ndërkohë, mediat vendase nuk bëjnë të ditur identitetin e vajzës 17-vjeçare, me origjinë nga Shqipëria.