Tiranë, sekuestrohet një sasi e madhe eksplozivi, arrestohen katër persona TIRANE-  Një sasi e madhe eksplozivi është bllokuar mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Efektivët e komisariatit nr.2 në Tiranë kanë bërë të mundur bllokimin e kësaj sasie, në rrugën “Sadik Petrela”.  Bëhet me dije se në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 4 persona. Ndërkohë, nuk jepen detaje të mëtejshme rreth ngjarjes, pasi hetimet e policisë vijojnë.