Evra takon zyrtarët e Juves Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Patrice Evra, ka mbajtur takime me përfaqësues të Juventusit. Sipas Daily Mail, 33-vjeçari është parë në Torino të premten, ku ka negociuar dhe ka bërë testet mjekësore. Trajneri i ardhshëm i Djajve të Kuq, Louis van Gaal, është i interesuar ta mbajë francezin në Old Trafford, mirëpo minutazhi i tij i lojës do të zvogëlohet me ardhjen e Luke Shaw nga Southamptoni. Sipas kontratës aktuale, Evra e ka opsionin e vazhdimit me Unitedin, por duket se nuk është i interesuar. Juventusi ka pasur probleme që të gjejë mbrojtësit e duhur të krahut në vitet e fundit, ashtu që 33-vjeçari do ta zgjidhte këtë problem për një apo dy sezone.