Arditi thjesht luan duke bërë kuriozin. Ai e di se çfarë surprize do i bëjë Valeri! Valeri i tregon Jonës sesa i ka hyrë frika Arditit dhe Julianës se çfarë mund të jetë surpriza të premten. Jona i thotë që edhe Meridiani e dinte se surpriza për Arditin do ishte një këmishë. Pastaj Valeri shkon flet fshehtazi me Meridianin dhe i thotë që mos t’i tregojë askujt që surpriza do të jetë këmisha. Arditi vazhdon të luajë lojën sikur nuk e di se çfarë do jetë surpriza. Ai e ngacmon Valerin bashkë me banorët e tjerë. Juliana akoma dyshon se mos edhe ajo është pjesë e kësaj surprize. Valeri i thotë që meqë Juliana është e përfshirë sepse e ka në krah Arditin në krah. Visari e provokon Valerin që ta tregojë se çfarë surprize është. Visarit i duket sikur më kurioze është Juliana sesa Arditi. Valeri ia tregon dhe Mikelës se çfarë do jetë kjo surprizë. Mikela shkon e ngacmon Arditin që mos të dyshojë se po i bëjnë ndonjë magji. Arditi thotë që i mban hudhrat me vete dhe se ai nuk beson në këto gjëra. Në një rast tjetër ai ka bërë thjesht shaka kur është hapur kjo temë. Kur largohet Valeri, ngelet në tavolinë Mikela, Juliana dhe Visari. Mikela thotë se Arditi e ka kuptuar se çfarë është surpriza dhe se dikush ia ka treguar Arditit. Arditi nuk i tregon atyre se kush ia ka treguar por i thotë se po luan me Valerin.