“Weekend” sekuestron 170 doza heroinë, tre në pranga DURRES-  Sekuestrohen 170 doza heroinë në Durrës. Lënda narkotike u bllokua gjatë operacionit të koduar “Weekend”, i ndërmarrë nga forcat antidrogë. Ndërkohë, blutë e qytetit bregdetar kanë bërë të mundur dhe arrestimin e tre personave.  Bëhet fjalë për shtetasit Orges Mona 28 vjeç, Roland Tafa, 34 vjeç dhe Mandrit Mona, përkatësisht 19 vjeç.  Sipas informacioneve që vine nga policia, gjatë operacionit janë sekuestruar dhe 5 gr marijuanë, një pistoletë tip beretë e kalibrit 7. 65 mm, një krehër me 7 fishekë luftarakë, një maskë e zezë, një bajonetë dhe një peshore elektronike.