Lori e “BB”: Pres që fama të më sigurojë para Ishte një nga banoret surprizë që u fut në ”Big brother”, por shpejt arriti të bjerë në sy , edhe pse ka një të kaluar si modele, punë që e bën edhe tani, pas daljes nga spektali. Lori Hoxhallari vjen në një intervistë për gazetën ”Panorama” duke treguar eksperiencën e saj në një reality show, si dhe zbardh detaje për dhënien fund të lidhjes me Visarin, banorin nga Kosova. Cila ishte eksperienca juaj në këtë program? Ishte një eksperiencë unike dhe shumë e bukur. Ndihem me fat që jam bërë pjesë e këtij reality show, ka pasur momente shumë të vështira e jo fort të bukura, por duke pasur parasy sh presionin psikologjik që ushtrohet brenda, jam munduar ta kapërcej me pozitivitet dhe të vazhdoj përpara deri në momentin që dola. Të them të vërtetën, nuk më ka ardhur aspak keq, pasi gjërat më të bukura po filloj t’i përjetoj jashtë dhe jam shumë e kënaqur. A e ke përmbushur detyrimin tënd brenda shtëpisë gjatë kohës sa ke qëndruar, ishte eksperiencë e bukur? Si çdokush tjetër, edhe unë kam hy rë për të arritur një qëllim dhe mora iniciativën për t’u bërë pjesë duke marrë parasy sh edhe anët negative që vijojnë pas daljes. Besoj që qëllimin tim do ta arrij, fry tet priten të shihen në vijim. Ka qenë dhe do të mbetet një nga eksperiencat e mia më të bukura të jetës. Kush është Lori për ata që nuk të njohin, sepse ke edhe një eksperiencë si modele? Lori është një vajzë shumë e thjeshtë dhe aspak mendjemadhe. Jam vetvetja në çdo moment dhe brenda shtëpisë i kam bërë gjërat siç i kam ndier. E pranoj se jam tip impulsiv, siç është dukur qartë, dhe shpeshherë harroja që isha nën vëzhgimin e kamerave dhe tregoja anët jo fort pozitive të miat me nervozizmin e tepruar. Jam modele ama, nuk përfaqësoj totalisht femrën ”lule mos më prek”, për faktin se jam rritur gjithmonë mes djemve dhe shoqëria ime e vetme ka qenë më së shumti me djem sesa me vajza. Ti fillove një romancë me Visarin, si të duket ai si mashkull, është tipi yt? Romanca me Visarin ishte diçka e papritur dhe e paplanifikuar, pasi nga të dy ja palët kishim vendosur që në fillim të mos krijonim lidhje brenda shtëpisë. Rezultoi e kundërta, pasi filluam të afroheshim dhe të njihnim njëri- tjetrin më shumë. Unë e kam thënë që, në qoftë se do ishim jashtë, duke parë sjelljet e tij nuk do e merrja mundimin të njihja më tepër dhe e njëjta gjë ndodhi edhe në fillim kur ai hy ri. Unë i jam afruar për ta njohur duke pasur parasy sh që jetojmë 24 orë me njëri-tjetrin dhe u krijua një lloj afirmiteti, që mua po më pëlqente dhe nuk mendoja për gjëra të tjera. Madje, as për tipin e tij të afrueshëm me vajzat, po kjo gjë filloi të më bezdiste kur u afeksionova më tepër, deri sa vendosa t’i jap fund lidhjes për këtë arsy e. Çfarë ka pas daljes, cilat janë planet e tua?  Planet e mia lidhen më së shumti me shkollën dhe të gjej një punë që të ketë të ardhura për të paguar studimet. S’dua më të varem nga prindërit, ka ardhur koha që t’i përgjigjem vetes me të ardhurat e mia, jo të ty re.  Po kur të përfundojë spektakli, do të takohesh me Visarin, a thua mund të funksionojë ende si lidhje? Kur të mbarojë spektakli, atë do e takoj si çdo banor tjetër të shtëpisë dhe gjithmonë do ketë respektin më shumë se kushdo tjetër aty brenda. Por nuk besoj se do ketë vazhdimësi lidhjeje, është diçka e vendosur nga ana ime dhe nuk ndry shoj mendim. Do ikje për të jetuar në Prishtinë? S’kam pse të iki të jetoj në Prishtinë, më pëlqen vendi im dhe këtu do të qëndroj. Jo në Prishtinë, por në asnjë vend të botës.