Fitore e “kotë” e Milanit, feston Parma Milani e ka mposhtur Sassuolon në javën e fundit të futbollit italian me rezultat 2-1. Skuadrës së Seedorf nuk i mjaftoi kjo fitore pasi që nuk arriti të kualifikohet as në Europa League. Muntari dhe De Jong shënuan golat e fitores ndaj Sassuolos. Parma është skuadra që ka siguruar kualifikimin në Europa League. Skuadra e Donadonit arriti fitore të pritur ndaj Livornos me rezultat 2-0 për pozitën e gjashtë në Serie A. Torino u ndalë në barazim 2-2 në udhëtim te Fiorentina për ti mundësuar Parmës kualifikimin e sigurtë në Europa League.