Seferi: Ju jeni forca ime Boksieri shqiptar, Nuri Seferi, i ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën në meçin e së premtes kundër hungarezit Tamas Lodi, të cilin e mposhti pas 12 rundeve dhe u shpall kampion në versionin WBO të Evropës. ‘Taysoni shqiptar’ mposhti hungarezin Tamas Lodi për ta rikthyer titullin që e kishte fituar në vitet 2010 dhe 2012. Për boksierin 37-vjeçar nga Gostivari kjo ishte përballja e 42, nga të cilat i ka fituar 36 dhe i ka humbur gjashtë. Njëzet nga triumfet e tij, Seferi i ka fituar me nokaut. Miq të mi, më lejoni t’u falënderoj përzemërsisht për mbështetjen tuaj. Ju jeni forca ime. Faleminderit”, ka shkruar “Tajsoni Shqiptar” në rrjetet sociale. Meçi u zhvillua në Hamburg në prani të mbi 3.000 shikuesve.