Thiago Silva shpreson të kthehet te Milani Mbrojtësi i Paris Saint-Germainit, Thiago Silva, thotë se planifikon të ndjekë hapat e Kaka që në të ardhmen të kthehet sërish te Milani. 29-vjeçari kaloi katër vite në San Siro, ndërsa në vitin 2012 u shit te PSG së bashku me Zlatan Ibrahimovicin. Gjatë qëndrimit të tij në Itali, braziliani fitoi titullin e Serie A dhe Superkupën e Italisë. Ndërkaq, bashkëkombësi i tij Kaka në vitin 2009 u transferua nga Rossonerët te Real Madridi, por u kthye sërish në vitin 2013. “Shpresoj të ndjek hapat e Kaka që një ditë të kthehem prapë te Milani”, ka thënë Silva për  Sky Sport Italia .