Sanchez te Juventus, vetëm për Conten Mundo Deportivo raporton se sulmuesi i Barcelonës, Alexis Sanchez, do të pajtohet me transferimin te Juventusi, vetëm nëse trajner mbetet Antonio Conte. Që një kohë të gjatë po flitet për transferimin e kilianit tek Juventusi, pasi që këta të fundit e kërkuan lojtarin edhe në vitin 2011 deri sa ishte pjesë e Udineses, para se Barca ta transferonte atë. Zërat e fundit në Itali thonë se një ndër kërkesat kryesore të Contes për vitin e ardhshëm është pikërisht Alexis Sanchez. Tani, gazeta spanjolle Mundo Deportivo thotë se Alexis do të pajtohej me një transferim te Juventusi, vetëm nëse Conte mbetet trajner. Ai vlerësohet rreth 30 milionë euro, ndërsa këtë sezon ka shënuar 18 gola në 33 ndeshje të La Ligas.