Interi largon Cambiasson dhe Militon Esteban Cambiasso dhe Diego Milito do të largohen nga Interi, pasi klubi nuk u ka ofruar kontrata të reja. Dy lojtarët argjentinas nga muaji i ardhshëm do të jenë futbollistë të lirë, pasi kontratat e tyre skadojnë më 30 qershor. Konfirmimin për largimin e tyre e ka bërë drejtori sportiv i Nerazzurrëve, Piero Ausilio, gjatë një konference për shtyp. Ai ka thënë se arsyeja për largimin e tyre është çështje strategjike e zikaltërve, të cilët kërkojnë lojtarë më të rinj në moshë. 33-vjeçari Cambiasso ka kaluar një dekadë te Interi, kurse 34-vjeçari Milito është në Meazza që nga viti 2009. Të dy lojtarët ishin pjesë e ekipit që fitoi tripletën.